Televizioni iranian censuron logon e Romës, zbuloni arsyen qesharake

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në televizionin shtetëror Iranian, gjatë transmetimit të ndeshjes mes Barcelonës dhe Romës, të vlefshme për çerekfinalet e Champions Leagues.

Televizioni ka modifikuar logon e verdhekuqve, duke censuruar gjoksin e ulkonjës, që ushqen me gji binjakët Remo dhe Romulo.

Në qendër të logos së Romës shfaqen dy themeluesit e qytetit, Remo dhe Romulo, që ushqehen me gji nga ulkonja, por duket se gjoksi i saj ka shqetësuar iranianët, që kanë errësuar logon e verdhekuqve, për të mos u dalluar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?