Tërmet te skuadra e Juventusit, jep dorëheqjen presidenti Agnelli dhe gjithë drejtorët
Bordi i Drejtorëve të Juventusit, duke përfshirë edhe presidentin Andrea Agnelli kanë dhënë dorëheqjen.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të këshillit të klubit bardhezi të zhvilluar në Continassa, numri një i Juventusit ka paraqitur dorëheqjen së bashku me zëvendësin e tij Pavel Nedved, drejtorin ekzekutiv Maurizio Arrivabene dhe anëtarët e tjerë të Bordit.
Sipas informacionet të para, mosmarrëveshjet e Consob për fitimet kapitale ishin vendimtare, pasi klubi torinez ka pasur humbje të mëdha në sezonet e fundi. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

