Testi i dopingut, CAS i heq medaljen e artë olimpike Usain Bolt

Atleti xhamajkan, Nesta Carter ka humbur  betejën e tij në gjykatën sportive “CAS” duke humbur kështu dhe medaljen e arit në lojrat olimpike  “Pekin 2008”.

Një vendim që prek dhe yllin e këtij sporti, Usain Bolt, pjesë e kombëtares Xhamajkane sëbashku me Carter.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (Cas) që thekson:

Swiss Digital Desktop Reklama

Testi i dytë i analizave konfirmoi praninë e metilhekanamines. Ne nuk pranojmë asnjë nga argumentet e ngritura nga Nesta Carter duke pretenduar se rezultatet e testimit duhet të injorohen ose se vendimi duhet ndryshe të përmbyset për disa dështime të supozuara. Rrjedhimisht, kolegji Cas ka hedhur poshtë ankesën dhe vendimi është konfirmuar.“-thuhet në komunikatën e CAS-it.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekipi i Xhamajkës përbëhej nga Carter, Bolt, Michael Frater dhe Asafa Powell. Carter ishte gjithashtu pjesë e ekipit në stafetën “4x100m” në Londër, pesë vjet më parë dhe ndihmoi që Xhamajka të fitojë në Kampionatin Botëror në vitet 2011, 2013 dhe 2015.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?