Tifozi i “çmendur” mbulon makinën me 15 mijë foto Panini (FOTO LAJM)

Një fanatik i Kupës së Botës ka vendosur që të mbulojë makinën e tij me 15 000 foto Panini të futbollistëve për të hyrë në atmosferën e Botërorit “Rusi 2018”.

Braziliani Henrike Pedroti i ka ngjitur fotografitë e futbollistëve në Volksvagenin e tij “Beetle” dhe do t’i mbajë aty deri kur të përfundojë turneu. Firma italiane Panini ka nisur të prodhojë foto futbollistësh që nga viti 1961, ndërsa albumet e Kupës së Botës ka nisur t’i nxjerrë në treg duke nisur nga viti 1970.

Marka Panini sot vlen rreth 700 milionë euro, ndërsa albumet e vjetra të plotësuara dhe në gjendje të mirë shiten për koleksionistët me një çmim prej 1500 eurosh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?