Tirana fiton ndaj Erzenit, vendos Hasani me tripletë

Tirana ruan ritmin e Partizanit dhe merr një fitore të lehtë 3-1 ndaj Erzenit. Kampionët siguruan tri pikë me vlera për objektivin titull dhe ndajnë kreun e renditjes me Partizanin me nga 47 pikë.

Golat u shënuan në pjesën e dytë. Hasani zhbllokoi sfidën me kokë në minutën e 48-të. Erzeni reagoi dhe riktheu baraspeshën falë golit të Enck në minutën e 72-të.

Festa shijakase zgjati fare pak, pasi Hasani riktheu bardheblutë e Orges Shehit në avantazh tri minuta më pas, ndërkohë që do të realizonte dhe golin e tretë në këtë ndeshje dhe të tretin personal duke marrë topin në shtëpi.

Swiss Digital Desktop Reklama

26-vjeçari nga Vushtrria kryeson i vetëm renditjen e golashënuesve në Superiore me 14 rrjeta.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?