FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tirana mund Bylisin dhe hipotekon kalimin në Kategorinë Superiore

Tirana ka fituar në shifrat 0-2 në Ballsh kundër Bylisit të vendit të dytë. Ekipi bardheblu iu falë dy golave të Bedri Grecës dhe e çon diferencën në renditjen e Kategorisë së Parë në 10 pikë. Skuadra e Ze Marias është ngjitur në kuotën e 34 pikëve, ndërsa ballshiotët kanë 24 pikë.

Pjesa e parë e takimit ndërmjet Bylisit dhe Tiranës përfundoi me rezultatin 0-2. Ekipi bardheblu arriti të shënonte dy herë me Grecën që u kthye në lojtarin e ndeshjes, ndërsa në vazhdim e dominuan krejtësisht takimin. Vendasit e trajnerin Sadedini nuk ishin aty ku duhet në minutat e para dhe kjo u pa qartë dhe me nervozizmin e shfaqur në fushën e lojës.

Pjesa e dytë nuk solli thuajse asgjë për të dy skuadrat. Vendasit u munduan që të reagojnë, por nuk kishin forcën e duhur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?