Tjetër goditje e rëndë, ylli i Bayernit humbet Kupën e Botës për shkak dëmtimi
Nuk kanë fund lajmet e këqija në prag të Botërorit në Katar. I fundit që ka humbur pjesëmarrjen në Botëror është Sadio Mane. Ylli i Senegalit, i cili u transferua në merkaton e verës te Bayern Munchen, dëmtoi tendinën në fitoren 6-1 ndaj Werder Bremenit.
30-vjeçari u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 20-të për t’i lënë vendin Leroy Sane. Dëmtimi i pësuar të martën në mbrëmje do e mbajë disa javë larg fushave sulmuesin, i cili duhet ta shohë eventin nga shtëpia.
Senegali humbet në këtë mënyrë lojtarin më të rëndësishëm në Katar 2022, teksa kujtojmë që janë në grup me Holandën, Katarin dhe Ekuadorin.
KOHA JONË SONDAZH

