Tjetër tragjedi në Francë, mbrojtësi ndërron jetë në moshën 18 vjeç

Mbrojtësi i Le Havre, Samba Diop ka ndërruar jetë në moshën 18 vjeç. Klubi francez i divizionit të dytë njoftoi me pikëllim të thellë lajmin gjatë kësaj të shtune, por pa përmendur shkakun e vdekjes së lojtarit. Ndeshja që ishte parashikuar të luhej më vonë gjatë kësaj të shtune, është shtyrë në një afat të pacaktuar.

“Ky është një moment i tmerrshëm për të gjithë futbollistët, pjesëtarët e stafit, vullnetarët, administratorët dhe udhëheqësit”, shkruhet në deklaratën e klubit Le Havre.

Diop kishte luajtur 21 ndeshje për ekipin e dytë të Le Havre gjatë këtij sezoni, klub që militon në kategorinë e katërt franceze.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?