Toni Kroos rrëfen raportin e veçantë me Perez: Preferoj Championsin para Kupës së Botës
Toni Kroos është një nga futbollistët më të dashur te skuadra e Real Madridit dhe protagonist absolut në sezonet e fundit. Mesfushori së fundmi ka treguar raportin e ngushtë me presidentin Florentino Perez teksa shprehet se numri një i klubit e vlerëson shumë sjelljen e tij.
“Perez ishte personi që më besoi dhe më transferoi në Madrid, më ka pritur me shumë ngrohtësi prej ditës së parë. Nuk ka një ditë në gjithë këto tetë vite e gjysmë që unë dhe ai të kemi pasur një konflikt.
Raporti jonë është shumë i sinqertë, Perez e njeh karakterin tim dhe e di se unë nuk bëj budallëqe. Nëse kam diçka për t’i thënë, ia them në sy menjëherë dhe e njëjta sjellje është edhe nga ana e tij. Më ka mbrojtur gjithnjë duke më dhënë besim dhe nëse flasim për Real Madridin, duhet të flasim patjetër edhe për të.
Shumë e rëndësishme është edhe shoqëria e gjitha, shokët, trajneri që më kanë dhuruar shumë besim. Nëse ke një besim të tillë nga klubi atëherë në fushë luan me më shumë besim. Prandaj ndjehem shumë i privilegjuar. Më mirë pesë Champions apo një Botëror? Preferoj Champions, për sasinë e trofeve që kam fituar, të fitosh pesë në tetë vite është diçka e jashtëzakonshme”, u shpreh Kroos.
KOHA JONË SONDAZH

