Totenhemi blindon Kejnin, bomberi anglez rinovon deri në vitin 2024
Herri Kejn edhe në sezonin e ri do ta shohim te skuadra e Totenhemit. Kapiteni i Anglisë ka rinovuar kontratën me “Spursat”, deri në verën e vitit 2024.
Sulmuesi do të përfitojë rreth 250 mijë euro në javë, duke u bërë lojtari më i paguar në këtë skuadrës. Mediat angleze shkruajnë se ai do të ketë një klauzolë prej 250 milionë eurosh.
Herri Kejn mbylli një 2017 fantastike në planin personal, duke u bërë golashënuesi më i mirë në Europë, me plot 56 gola të shënuar. Kejn është grumbulluar me Anglinë për kampionatin botëror “rusi 2018”, ku trajneri Sauthgejt i ka besuar rolin e kapitenit të skuadrës.
KOHA JONË SONDAZH

