Tottenhami fiton pastër ndaj Everton, shkon -1 nga Arsenali (VIDEO)
Tottenhami vijon ecurinë shumë të mirë në kampionat, duke marrë një fitore të pastër 2-0 ndaj Evertonit në shtëpi.
Harry Kane zhbllokoi ndeshjen në minutën e 59-të me një penallti të fituar nga ai vetë pas gafës dhe ndërhyrjes jo të rregullt të Jordan Pickford.
Kapiteni u ngjit në kuotën e nëntë golave në kampionat, ndërkohë që goli i qetësisë erdhi katër minuta përpara fundit. Pas një kundërsulmi të shpejt Pierre-Emile Hojbjerg finalizoi një asist nga Bentancur.
Ky ishte goli i tretë sezonal në kampionat për 27-vjeçarin, po aq sa ka shënuar edhe Son Heung-Min. Fitorja e sotme ka ngjitur Tottenhamin momentalisht në kuotën e 23 pikëve, 1 pikë larg nga Arsenalit kryesues.
KOHA JONË SONDAZH

