Tottenhami ndalet në barazim spektakolar me 6 gola ndaj Southampton (VIDEO)

Gjashtë gola, por nuk ka fitues në duelin mes Southampton dhe Tottenham, që do të mbyllej në barazimin 3-3. Skuadra e drejtuar nga trajneri Antonio Conte ishte e para që kaloi në avantazh teksa ai që hapi llogaritë e takimit ishte Pedro Porro në minutën e 45-të të pjesës së parë.

Megjithatë, reagimi i vendasve nuk mungoi teksa rezultati u barazua vetëm një minutë pasi nisi fraksioni i dytë. Ai që shënoi ishte sulmuesi Che Adams.

Reagimi i skuadrës nga Londra erdhi në minutën e 65-të ku pas një kombinimi mes Kulusevskit dhe Kane, ky i fundit realizoi me kokë. 10 minuta më pas, Tottenham realizoi edhe golin e tretë me anë të Perisic, duke të krijuar idenë se sfida ishte mbyllur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi “Shenjtorët” nuk e kishin thënë fjalën e fundit dhe shkurtuan diferencat me anë të Walcott. Fundi i sfidës rezultoi dramatik për Tottenham teksa vendasit barazuan në minutën e 93-të me Ward Prowse që nuk fali nga pika e bardhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?