Tragjedi në Itali, ndërron jetë futbollisti 19-vjeçar i Atalantës

Futbolli italian merr një lajm të rëndë.  Andrea Rinaldi nuk ka mundur që t’ia dalë. Talenti i ri i Atalantës, i cili ka veshur fanellën e Legnano këtë sezon, për fat të keq ndërroi jetë pas hemoragjisë cerebrale, që e kishte goditur atë ditët e fundit.

Ky lajm i kobshëm për futbollin u komunikua nga Legnano, përmes një njoftimi zyrtar: “AC Legnano, qyteti dhe i gjithë universi i futbollit, në të gjitha nivelet, sot përjetojnë një nga ditët e tyre më shqetësuese. Andrea Rinaldi, luftëtari ynë, na ka lënë.

Një aneurizëm në tru e rrëmbeu atë nga jeta në moshën 20 vjeç, në kulmin e jetës, me një jetë përpara dhe me një karrierë që premtonte gjëra të ndritshme. Një tragjedi e papritur dhe tronditëse, e pamundur të imagjinohet”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?