Trajneri i Brazilit, Tite: Nejmar do të luajë nesër, kishte nevojë për kohë

Trajneri i kombëtares braziliane folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Kosta Rikës. Strategu i njohur ka konfirmuar se Neymar është i gatshëm dhe do të luajë që nga minuta e parë.

“Ai do të luajë. Neymar ka pasur një javë të vështirë, sepse ishte paksa i lënduar. Rikuperimi i tij ka qenë progresiv dhe çdo ditë është më mirë. Ai kishte nevojë edhe për disa kohë për të rimarrë formën optimale pas operacionit. Na tha se nuk ishte 100 për qind, e dinim. Neymar ka nevojë për pesë ndeshje për të arritur nivelin e tij optimal.

Ekipi ka një ngarkesë shumë të madhe emocionale. Kjo vjen nga gjithçka përbën kombëtarja braziliane, por ekipi është i qetë dhe i fokusuar. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë”, u shpreh Tite.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?