FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trajneri i Kosovës, Shaland: Ky është vetëm fillimi, objektivi është të luajmë bukur

Trajneri i Kosovës, Bernard Shaland, u shpreh i lumtur për fitoren ndaj Shqipërisë, dhe pati një falënderim për lojtarët e tij, për këtë fitore të pastër. Ai ka arritur që të marrë 3 fitore në 3 ndeshje me një golaverazh 6 me o.

“Gjithmonë kur e nisim një lojë, duam të fitojmë. Prita një ekip me shumë kapacitete, dhe ato treguan formën e mirë. Më vjen mirë që fituam pastër 3-0, por është vetëm fillimi. Do vazhdojmë të punojmë ende më tej. Është fakt që kemi shënuar 3 gola, por kemi pasur edhe shumë raste të tjera”.

Qëllim ka qenë përmirësimi i mbrojtjes. 3 ndeshje, asnjë gol i pësuar…

Swiss Digital Desktop Reklama

Qëllimi im ka qenë të luajmë në mbrojtje, por sot kanë luajtur të 11 lojtarët. Por, tani na mbetet të ecim përpara. Kemi bërë një lojë shumë të mirë, me top të parë dhe me top të dytë. Po bëj një ekip shumë të mirë, dhe një falënderim për të gjithë lojtarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Besoni se ndeshjet e ardhshme mund të shkoni në Europian, pas këtyre 3 fitoreve?

Objektivi im nuk është kualifikimi, objektiv është të formoj ekipin dhe të luajmë mirë. Më pas, do vijnë edhe rezultatet.

Tranzicioni i Kosovës ishte pozitiv, dhe këtu duhet të bazoheni…

Gjithmonë punohet, që kur e humbim topin, duhet të bëjmë presing. Objektiv është që të luhet gjithmonë kështu, dhe të fitojmë.

Si u ndje trajneri kur e pa këtë festë sonte?

E kisha pritur këtë festë këtu, pasi i njoh shqiptarët këtu. I falënderoj të gjithë tifozët.

Sa ndryshon kjo Shqipëri nga ajo e De Biazit?

Të gjitha ekipet janë të njëjta, puna ime është të përgatis ekipin për fitore gjithmonë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?