FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trajneri i Kosta Rikës: Duam fitoren me Brazilin, Neymarin nuk e ndalim me “shkelma”

Trajneri i Kosta Rikës, Oscar Ramirez nuk ka vendosur akoma për një strategji për të ndalur yllin brazilian Neymar.

“Neymar është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe nuk është i lehtë për t’u ndalur. Zvicra u përpoq që ta bënte në një mënyrë shumë agresive. Nuk e di se si, por do të përpiqemi për ta ndalur. Ndoshta do ta mbulojmë me dy lojtarë. Por një gjë është e qartë: ne nuk do të përpiqemi ta ndalojmë me mjete të padrejta “, u shpreh trajneri i Kosta Rikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ramirez kërkon të marrë një rezultat pozitiv ndaj Brazilit, dhe tregon edhe “sekretin” se si mund ta arrijë një objektiv të tillë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nëse do të thosha se do të isha i kënaqur, do të thoshte se nuk do të besoja te fitorja. Por unë dua një fitore dhe e di se goditjet standarde janë një armë shumë e fortë”, tha Ramirez.

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?