Trajneri i Polonisë nënvlerëson Shqipërinë dhe rivalët: Më vjen mirë që s’kemi kundërshtarë të fortë!
Polonia është pjesë e Grupit E në kualifikueset e Euro 2024, aty ku ndodhet dhe Shqipëria, Republika Çeke, Moldavia dhe Ishujt Faroe. Trajneri Czeslaw Michniewicz tha se është i lumtur nuk do t’i duhet të përballet me kundërshtarë të fortë si Italia, Anglia apo Franca.
“Duam të shkojmë në fazën finale të Europianit dhe ne besojmë se mund t’ja dalim, pasi në turne do të shkojnë dy skuadrat më të mirë nga grupi. Sigurisht që jemi favoritë në grupin tonë, sepse ishim dhe në vazon e parë. Megjithatë, ne duhet të luftojmë për vendin e parë.
Kur shikoj grupet B ose C, atje ka përballje vërtet të forta. Dhe më vjen mirë që nuk kemi pse të konkurrojmë me kundërshtarë kaq të fortë”, tha Czesław Michniewicz.
KOHA JONË SONDAZH

