FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trajneri i Portugalisë, Santos: Vuajtëm shumë, duhet të korrigjojmë lojën!

Portugalia mori një fitore shumë të rëndësishme ndaj Marokut, në ndeshjen e dytë të Botërorit, falë një goli të Cristiano Ronaldos. “Brazilianët” e Europës në fakt vuajtën shumë, pasi marokenët kishin mundësi të shuma për shënim. Edhe trajneri i luzitanëve, Fernando Santos, e ka pranuar se ekipi i tij ka vuajtur shumë.

“Ishte e rëndësishme për të fituar, por duhet ta analizojmë mirë këtë ndeshje. E kemi nisur në mënyrën më të mirë, me një gol të shpejtë, por pastaj kemi humbur kontrollin dhe nuk kemi mundur ta trajtojmë lojën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skuadra ishte shumë statike, e vuajti presionin e kundërshtarit. Në kohë të caktuara të lojës duket se e humbnim besimin dhe filluam të rikthehemi shumë poshtë. Ne do të duhet ta korrigjojmë këtë situatë”, ka thënë Santos.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?