Trajneri i PSG i “pangopur” me yjet: Na mungon një mbrojtës dhe një sulmues

Christophe Galtier nuk është i “ngopur” me yjet që ka në dispozicion. Trajneri i PSG në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Nice ka kërkuar që ekipi parisien ëhstë shprehur se skuadra ka nevojë për të paktën dy lojtarë të tjerë.

“Na vjen keq sepse nuk e kemi atë mbrojtësin që na duhej. Mungesa e Kimpembe do të na shkaktojë shumë probleme, do të futemi në një kalendar të ngjeshur me ndeshje dhe do të ishte mirë që të kishim një mbrojtës qëndror më shumë si dhe një sulmues të një tjetër profili.

Është e rrallë që të jesh i kënaqur pas një merkato të tillë. Unë dhe Campos e dimë se presidenti bëri më të mirën”, deklaroi Galtier. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?