FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trajneri i Rumanisë: Sfida me Shqipërinë është ndeshja e jetës për mua

Edhe trajneri rumun Anghel Iordanescu, ashtu si De Biasi, ia vë fajin mungesës së fatit për rezultatet e tij jo të mira në dy ndeshjet e para të Grupit A.

Përpara ndeshjes me Shqipërinë, trajneri rumun tha se skuadra e tij ka qenë në po të njëjtin nivel me 2 ekipet që kryesojnë në Grupin A, Francën dhe Zvicrën.

“Ne nuk kemi mundur të finalizojmë mundësitë e krijuara. Kemi qenë në po të njëjtin nivel me Francën dhe Zvicrën megjithatë nuk kemi atë sasi pikësh që kanë atë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Para se të fliste për sfidën e nesërme, Iordanescu lavdëroi ekipin shqiptar për dy ndeshjet e para që ka zhvilluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jam i sigurtë se Shqipëria do japë maksimumin siç bëri në ndeshjet e para. Ata duan të fitojnë, por këtë duam dhe ne. Jemi në një moment kritik, pasi 3 lojtarë të rëndësishëm janë në dyshim për të luajtur. Shpresoj që skuadra ta kuptojë se duhet të japë gjithçka për t’u kualifikuar. Duhet të ushtrojmë sa më shumë presion, të jemi agresivë dhe të përqendruar për 90 minuta”.

Nga kjo ndeshje me Shqipërinë, varet shumë fati i trajnerit rumun, i cili nëse nuk del me sukses, do të hiqet nga posti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?