FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trazira para finales së Championsit, huliganët sulmojnë tifozët e Liverpulit (VIDEO)

Finalja e Ligës së Kampionëve mes Realit dhe Liverpulit është ndezur para duelit të së shtunës. Mediat angleze raportojnë se një grup huliganësh vendas kanë sulmuar papritur dhe pa asnjë shkak disa fansa të Liverpulit në një restorant në qendër të qytetit.

Agresorët, që ishin rreth 20 persona, të gjithë me maska në kokë, kanë sulmuar me karrige dhe tavolina, duke plagosur disa ultras të Liverpulit, që kishin udhëtuar që të enjten drejt Ukrainës.

Mësohet se janë arrestuar dy huliganë ukrainas dhe një mbështetës i të kuqve. Tifozët anglezë kanë qenë të detyruar të fshihen në ambientet e brendshme të restorantit, gjithsesi dy prej tyre kanë marrë plagë të rënda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?