Tronditet Gjermania, pas Werner humbet një tjetër sulmues për Kupën e Botës

Pas Timo Werner, Gjermania humbet një tjetër sulmues përpara Katar 2022. Bëhet fjalë për Lukas Nmecha, golashënuesi më i mirë i Wolfsburgut, i cili ditën e djeshme pësoi një dëmtim në duelin ndaj Borussia Dortmundit.

Nmecha pati një problem në gju, që mund të bëjë që të mbetet jashtë fushave për disa javë.

“Është për të ardhur keq që Lukas humbet ndeshjen e fundit konkurruese të këtij viti dhe nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në Kupën e Botës në Katar. I urojmë shërim të shpejtë dhe të qetë”, tha drejtori i Wolfsburgut, Jörg Schmadtke. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Wolfsburger Sorgen: Lukas Nmecha am Knie verletzt - kicker

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?