Tuchel kritikon lojtarët pas eliminimit nga Kupa: Duhet të jenë më të fortë!
Bayerni mbylli rrugëtimin në Kupën e Gjermanisë në fazën çerekfinale, duke u mposhtur 1-2 nga Freiburg. Disfata bëhet edhe më e dhimbshme kur miqtë përmbysën avantazhin dhe realizuan golin e fitores në minutën e 95-të me Holer që nuk gaboi nga pika e bardhë.
Ky eliminim irritoi jashtë mase trajnerit Thomas Tuchel i cili pas sfidës theksoi se lojtarët e tij duhej të tregoheshin më të qëndrueshëm në fushë.
“Humbëm dy duele ajrore para se ata të fitonin penalltinë në minutën e fundit. Në atë moment duhet të tregosh fuqinë, të mbizotërosh ndaj kundërshtarit. Dua që lojtarët e mi të jenë më të fortë. Nuk mund ta lejoj që të humbasim topin e parë, të dytë dhe të tretë në zonë, në minutën e fundit të ndeshjes”, u shpreh Tuchel.
KOHA JONË SONDAZH

