Tuchel prezantohet: Bayerni e ka në ADN fitoren dhe përkushtimin!

Thomas Tuchel është prezantuar këtë të shtunë si trajner i Bayern Munich. Ish-trajneri i Chelsea-t mori drejtimin e bavarezëve pas shkarkimit të Julian Nagelsmann ditën e djeshme, e premte, ndërsa ishte pa skuadër që prej shtatorit.

Duke folur gjatë prezantimit në krye të kampionëve të Gjermanisë, Tuchel theksoi se AND-ja e Bayern-it ka të bëjë me fitoren dhe përkushtimin.

“Kur nënshkruan një kontratë me FC Bayern, është një nder i madh. Falënderimet e mia, për besimin që treguan tek unë shkojnë për Oliver Kahn, Hasan Salihamidzic, Herbert Hainer dhe Uli Hoeness. Kur punon jashtë vendit për një kohë të gjatë, bëhesh edhe më i vetëdijshëm për rëndësinë e Bayern. ADN-ja e klubit ka të bëjë me përkushtimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bayern ka të bëjë me fitoren, gjithashtu me mënyrën e fitores. Skuadra është një nga skuadrat më të talentuara dhe më të mira në Evropë. Pres që të ecim përpara me këtë skuadër”, tha Tuchel.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?