FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U bë shkaktar për dëmtimin e tij, Ramos i dërgon një mesazh Salah pas ndeshjes

Serxhio Ramos u shndërrua në pak minuta në njeriun më të urryer në internet kur përplasi Mohamed Salah në tokë me një ndërhyrje si në xhudo. Edhe pse Salah u rikthye fillimisht në lojë, më pas u detyrua të largohej pasi nuk përballonte dot dhembjen.

Në përfundim të ndeshjes ishte vetë trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop që tha se sulmuesi rrezikonte dhe pjesëmarrjen në Kupën e Botës.

Mbrojtësi spanjoll postoi në “Tuiter” rreth orës 2 të natës, një mesazh ngushëllimi për Salah.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Futbolli të mëson me anën e tij më të ëmbël dhe më të hidhur. Të gjithë jemi miq. Shpresoj të rikuperohesh sa më shpejt Salah, e ardhmja të pret”, ka shkruar mbrojtësi spanjoll.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?