U grumbullua i dëmtuar, Deschamps për Benzema: Shpresoj të jetë gati për ndeshjen e parë!

Karim Benzema është në listën e Francës në Botërorin e Katarit. Trajneri Didier Deschamps i besoi sulmuesit të Real Madrid edhe pse ky i fundit është i dëmtuar dhe mungon prej disa ndeshjesh në fushë për skuadrën spanjolle.

Strategu shpreson që sulmuesi të rikuperohet për ndeshjen e parë të Francës në Botëror, ndaj Australisë më datë 22 nëntor.

“Benzema do të jetë pjesë e skuadrës pavarësisht dëmtimit. Dëmtimi i tij vjen për shkak se ka luajtur shumë ndeshje në kohët e fundit dhe kjo ndikon drejtpërdrejtë tek ai. Besoj se Benzema do të bëj gjithçka për të qenë i gatshëm në ndeshjen e parë të Botërorit ndaj Australisë”, theksoi Deschamps.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?