FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U la jashtë Botërorit, Ibrahimoviç shpërthen: Unë e di si fitohet, më besoni!

Zlatan Ibrahimoviç nuk e ka përtypur dot faktin se nuk do të jetë me Suedinë në Kupën e Botës. 36-vjeçari është mjaft i mërzitur me vendimin e Federatës Suedeze të Futbollit për të mos e grumbulluar.

“Të gjithë lojtarët më të mirë në botë janë atje, por Zlatani jo… duhet të ishte. Ky është mentaliteti i medias suedeze. Nuk kam një emër tipik suedez, nuk kam sjelljen e një suedezi, por sërish kam rekordin në kombëtare. Të luash në Botëror është diçka e madhe, sepse konsiderohet festa më e madhe në futboll.

Unë kam fituar shumë trofe. Kam luajtur me Ajaksin, Juventusin, Interin, Barcelonën, Milanin, PSG-në, Mançester Junajtid dhe tani me Los Anxheles Galaksi. Nëse nuk je një futbollist që bashkëpunon me shokët e skuadrës, pra je individualist ose egoist, si është e mundur që luan me ekipet më të mëdha dhe fiton gjithmonë? Unë e di si fitohet, më besoni! Dhe e bëj shumë mirë”, ka thënë bomberi suedez, të cilin nuk do të kemi mundësi që ta shohim në eventinmë të rëndësishëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?