U la jashtë nga Gjermania, reagimi i Sane është epik në rrjetet sociale

Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv publikoi dje listën e 23 lojtarëve që do të marrë me vete në Kupën e Botës, duke lënë jashtë në mënyrë të papritur yllin e Sitit, Leroi Sane.

Mesfushori me tipare sulmuese zhvilloi një sezon fantastik në Premier League madje duke u shpallur lojtari më i mirë i ri, por kjo nuk mjaftoi për strategun gjerman.

Lëv ishte i drejtpërdrejt për vendimin e tij, por kjo nuk i parandaloi shumë njerëz të vërshojnë rrjetet sociale për të reaguar për mospërfshirjen e tij, teksa pjesë e tyre ishte dhe shoku i tij te Siti, Kajli Uoker. Sane iu përgjigj me shaka duke i shkruar: “Je me fat që nuk do të luash kundër meje”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?