U përjashtua nga Manchester United, Ronaldo bën gati valixhet në muajin janar
Cristiano Ronaldo dhe Manchester United janë më larg se kurrë. CR7 është zyrtarisht jashtë ekipit në prag të ndeshjes së rëndësishme me Chelsea. Lajmin e ka shpërndarë vetë ekipi britanik, pa sqaruar shkakun që të gjithë e dinë.
Ronaldo u kthye në dhomën e zhveshjes para së të mbyllej sfida kundër Tottenham. Diçka që kishte ndodhur në verë edhe në sfidën kundër Vallecano, dhe e patolerueshme për një trajner të rreptë si holandezi ten Haag.
Portugezi jo vetëm nuk do të jetë i pranishëm në stadium, por më pas do të stërvitet i vetëm, për një afat ende të papërcaktuar. Largimi i tij në janar duket gjithmonë e më i mundshëm, ndërkohë që duhet parë se cilat do të jenë ekipet që do shfaqin interes.
KOHA JONË SONDAZH

