U shpërfytyrua nga Kosova, Pjerin Ndreu: Krenarë që u mundëm nga vëllezërit e vegjël
Humbja e thellë e Shqipërisë dje në ndeshjen miqësore me Kosovën, ku kjo e fundit fitoi 0-3, solli reagime të mëdha për atë çka po ndodh brenda kombëtares shqiptare. Ndaj, këtyre reagimeve iu është bashkuar edhe deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Ndreu theksoi se fitorja e ekipit të Kosovës nuk duhet parë as si triumf i fituesve e as si katastrofë e humbësve. Mes të tjerash Ndreu tha se fyerjet reciproke dhe epitetet banale nga ndonjë gazetar me mllef janë të panevojshme, ndërsa shtoi se; “Per kete ne jemi krenar dhe se jemi mundur nga vellezerit e vegjël”
REAGIMI I NDREUT
Fitorja mbrëmë e ekipit te Kosovës nuk duhet pare as si triumf i fituesve e as si katastrofe e humbesve. Mbi te gjitha jemi nje komb, nje gjak. Fyerjet reciproke dhe epitetet banale nga ndonje gazetar me mllef jane te panevojshme! Ne Shqiperi nuk eshte fyer, perdore, e as nenshtruar askush! Perkundrazi ju eshte dhene mundesia qe te luajne, te bejne kapitenin, te duartrokiten dhe te respektohen njelloj si shqiptaret e Kosoves ashtu dhe te Shqiperise ! Per kete ne jemi krenar dhe se jemi mundur nga vellezerit e vegjel !
KOHA JONË SONDAZH

