U21, Bushi dhe Bare flasin për miqësoren me Bosnjën
Trajneri i kombëtares U-21, Alban Bushi dhe kapiteni Keidi Bare, kanë dalë sot në një konferencë për shtyp në stadiumin “Elbasan Arena”, ku kanë folur për tre ndeshjet miqësore të kësaj përfaqësuese, që do të zhvillohen në harkun e datave 28 maj-5 qershor.
- Shqipëri vs Bosnje & Hercegovinë, 28 maj ora 19:00 “ElbasanArena “
- Shqipëri vs Bjellorusi, 5 qershor ora 19:00 “ElbasanArena “
- Shqipëri vs Bjellorusi, 8 qershor ora 19:00 “ElbasanArena “
Në fjalën e tij kapiteni Bare, u shpreh:-“ Natyrisht cdo ndeshje është ë rëndësishme, si miqësoret si ndeshjet zyrtare, ne do të japim maksimumin që të arrijmë një fitore në miqësoren e parë ditën e nesërmë ndaj Bosnje-Hercegovinës në orën 19:00. Për mua është njëlloj si kombëtarja U-21 dhe kombëtarja A, shkallët ngjiten me radhë. Në ekipin përfaqësues janë afruar futbollistë të rinj, me të cilët do të ambientohemi, kanë cilësi dhe është diçka e mirë. Besoj dy vitet e fundit, kombëtarja U-21 ka rritje në cilësi dhe po i shërben kombëtares A.”-përfundoi fjalën e tij Bare.
Trajneri Alban Bushi u shpreh:” Ndeshjet miqësore zhvillohen për të testuar futbollistët, kemi marrë shumë futbollistë të rinj, kemi rinovuar 90 % të skuadrës. Përzgjedhja që ne kemi bërë është e mirë, fakti që ekipi kombëtar ka grumbulluar Selmanin,kjo tregon cilësinë, është bërë një punë e mirë nga i gjithë stafi i ekipit kombëtar, kemi shumë lojtarë të talentuar që trajneri Panucci i ka në vëzhgim dhe do ti afrojë në përfaqësuesen A. Në eliminatorët e radhës pavarësisht se kemi ende ndeshje për të zhvilluar, me eksperiencën e fituar do të synojmë kualifikimin. Sa i përket ndeshjes së parë miqësore që kemi nesër ndaj Bosnje-Hercegovinës kemi të bëjmë me një kundërshtar relativisht të fortë. Na vlejnë këto përballje për tu përmirësuar në vijimësi ndaj kemi afruar futbollistë të rinj me cilësi shumë të mira.”-përfundoi fjalën e tij trajneri U-21, Alban Bushi.
KOHA JONË SONDAZH

