UEFA reagon për herë të parë për dënimin e mundshëm të Ramosit, ja çfarë ka vendosur

UEFA ka njoftuar ditën e sotme se nuk do të merret asnjë masë kundër Serxhio Ramos për bërrylin e tij kundër Loris Karius, portierit të Liverpool, dy minuta para golit të parë të të bardhëve, gjatë finales së Champions-it, që Real Madridi e fitoi të shtunën e kaluar kundër “Reds” në Kiev. Organi qeverisës i futbollit europian tha se rregulli disiplinor, që lejon hapjen e procedimit disiplinor për shkeljet e rënda, që nuk janë parë nga gjyqtarët, nuk vlen në këtë rast.

Serxhio Ramos goditi në kokë portierin Karius, kur rezultati ishte 0-0, dy minuta para se të shënonte Karim Benzema, pas një gabimi të rëndë të portierit. Në atë rast siç shihet edhe nga pamjet, ka pasur dhe një shtyrje të lehtë nga mbrojtësi Van Dijk. Tifozët e Liverpulit dhe Egjiptit janë shumë të zemëruar me Ramos, sepse besojnë që mbrojtësi i Real Madridit e dëmtoi me qëllim Mohamed Salah, i cili qe i detyruar të tërhiqej nga finalja e Champions-it pas 30 minutash lojë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?