UEFA zbulon 5 lojtarët më të shpejtë në Champions, kryeson Salah
Nesër në stadiumin “Olimpiko” të Kievit do të luhet aktivi i fundit i kompeticionit më prestigjioz në botë. Real Madridi i Zidane dhe Liverpuli i Jurgen Klop, do të zhvillojnë një sfidë që pritet të jetë spektakolare. UEFA në orët e fundit para finales ka publikuar disa statistika të veçanta. Njëri prej tyre është i 5 futbollistëve më të shpejtë.
Në vendin e parë është Mohamed Salah, i cili ka vrapuar me 33.8 kilometra në orë, duke qenë kryesues në këtë klasifikim special. Pas tij është Markus Rashford me 33.5 kilometra në orë, ndërkohë që një vend në pod ka për mbrojtësin e Sitit, Kajli Ualker.
Me të njëjtën shpejtësi është edhe Dembele, ndërkohë që pesëshen më të mirë e mbyll mbrojtësi i Romës, Kostas Manolas. Jashtë kësaj liste kanë mbetur 5 lojtarë: Lukasz Piszscek, Alex Oxlade- Çamberlain, Rafinja, Endi Robertson dh Xhiorxhio Kielini, të gjithë të ndalur me 32,6 km/h. /Koha Jonë/
Fastest speeds registered this season ?
Kph
33.8 MOHAMED SALAH ?
33.5 Marcus Rashford
33.3 Kyle Walker
33.3 Ousmane Dembélé
33.1 Kostas Manolas#UCLfinal pic.twitter.com/QtHD6FSORO— #UCLfinal (@ChampionsLeague) May 25, 2018
KOHA JONË SONDAZH

