Ujkani: Atmosferë pozitive, por duhet të kthehemi me këmbë në tokë
Një ditë pas fitores së thellë 3-0 të Kosovës me Shqipërinë atmosfera te “Dardanët” është mjaft pozitive. Portieri Samir Ujkani, që gjithsesi u bën thirrje shokëve të skuadrës të qëndrojnë me këmbë në tokë, sepse betejat e vërteta për përfaqësuesen më të re europiane nisin në shtator me sfidat e Nations League.
“Atmosfera ka qenë shumë e mirë, ishte ndeshje shumë pozitive dhe kemi mbetur të kënaqur. Kemi qëndruar deri vonë bashkë me familjarët. Duhet të kthehemi me këmbë në tokë dhe të punojmë me trajnerin për ndeshjen që na presin në shtator për Nations League. Besoj se me Shqipërinë ishte ndeshja më e mirë për ne. Mentaliteti ka qenë shumë i mirë në të gjitha fazat, kemi treguar se kemi talent dhe se mund të luajmë duke e përballuar presingun dhe duke dalë mirë përpara. Shpresoj se do të vazhdojmë kështu.
Trajneri është shumë I lumtur me paraqitjen tonë, por kërkon të jemi ke këmbë në tokë, sepse prej shtatorit do të nisim Nations League. Miqësorja me Iranin? Të shohim çdo të ndodhë. Me Iranin do të luajmë një ndeshje të madhe, sepse është një skuadër që luan në Botëror. Do të jetë një test shumë i madh.”
KOHA JONË SONDAZH

