United fiton me përmbysje ndaj Fulham, shkon në gjysmëfinalen e FA Cup (VIDEO)

Manchester United kualifikohet për në raundin gjysmëfinal të FA Cup. Në Old Trafford, “Djajtë e Kuq” mposhtën me shifrat 3-1 Fulham. Në fakt, sfida nuk ishte e lehtë për United duke qenë se kaluan në disavantazh në minutën e 50-të teksa i ndëshkoi sulmuesi kryesor i Fulham, Mitrovic.

Gjithsesi, miqve iu “rrëzuan” të gjitha planet në momentin kur Ëillian u ndëshkua me karton të kuq pasi preku qëllimisht topin me dorë ndërsa në të njëjtën minutë edhe Mitrovic nuk përmbajti nervat duke shtyrë arbitrin.

United përfitoi maksimalisht me Bruno Fernandes që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë ndërsa dy minuta më pas Sabitzer realizoi përmbysjen e rezultatit. Në fund, United shënoi sërish me anë të Fernandes për të vulosur kualifikimin për në gjysmëfinalen e FA Cup, aty ku i pret përballja me Brighton.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?