United fiton me përmbysje, Ronaldo i jep 3 pikët me golin e 700-të (VIDEO)

Manchester United ka arritur një fitore të madhe me përmbysje 2-1 ndaj Evertonit në transfertë. Heroi i Djajve të Kuq ishte Cristiano Ronaldo, i cili hyri në fushë në pjesën e parë pas dëmtimit të Martial dhe realizoi golin e fitores.

Alex Iëobi realizoi golin e avantazhit për vendasit në minutën e 5-të, por United reagoi 10 minuta më pas me Santos. Në minutën e 44-të. Ronaldo shënoi një gol të bukur brenda zonës.

Ky ishte goli i 700-të për yllin portugez në karrierë për klube, një arritje e madhe për të dhe i pari në këtë
sezon në Premier League. United ndërkohë ngjitet në vendin e 5-të me 15 pikë./R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?