United fiton në “frymën e fundit” ndaj Fulham, vendos goli i talentit Garnacho (VIDEO)
Manchester United ka arritur që të marrë një fitore të rëndësishëm 1-2 në transfertën ndaj Fulham. Djajtë e Kuq e nisën mjaft mirë ndeshjen, duke kaluar të parët të parët në avantazh me anë të Christian Eriksen që realizoi golin e parë me fanellën e Manchester United.
Në pjesën e dytë, vendasit do të arrinin që të barazonin, me një ish-lojtar të United, Daniel James. Sulmuesi anësor u shfaq në zonë dhe vetëm pak metra larg portës nuk fali duke rikthyer ekuilibrin.
Gjithsesi Alejandro Garnacho shënoi një gol me shumë peshë në minutën e 93-të duke shpëtuar skuadrën e tij. Pas kësaj fitoreje, United ngjitet në kuotën e 26 pikëve në vend të pestë, ndërsa Fulham renditet në vendin e nëntë me 19 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

