United merr fitore minimale ndaj West Ham, vendos goli i Rashford (VIDEO)
Manchester United është rikthyer te fitoret në Premier League, duke marrë një fitore minimale 1-0 ndaj West Ham.
Në minutën e 38-të, Eriksen dha një krosim fantastik te Rashford, i cili do të realizonte një gol të bukur me kokë. “The Hammer” reaguan, por nuk u treguan konkret para portës, duke shpërdoruar disa raste.
Cristiano Ronaldo u aktivizua titullar nga Ten Hag për ekipin nga Manchesteri, por nuk mundi të linte shenjë. Portieri Ter Stegen në fundin e ndeshjes do të bënte dy ndërhyrje vendimtare për të mbrojtur rezultatin.
United me këtë fitore ngjitet në vendin e pestë me 23 pikë, dy më shumë se Chelsea.
KOHA JONË SONDAZH

