FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Uruguai fiton me vështirësi ndaj Arabisë Saudite, vendos Suarez (VIDEO)

Uruguai është mjaftuar me një gol të Luis Suarez për të marrë 3 pikë të rëndësishme në grupin A, duke siguruar edhe kalimin për në fazën e 1/8-ve në Kupën e Botës. Skuadra e Tabarez zhvilloi një ndeshje shumë të dobët. Episodi që vendosi ndeshjen ndodhi në minutën e 23-të, teksa pas një goditje nga këndi, portieri Al Owais ka dalë në një mënyrë të gabuar, duke i dhënë mundësinë Suarezit për ta shtyrë topin në rrjetë. Ai u bë sulmuesi i parë që shënoi në tre Kupa Bote (2010, 2014, 2018), duke u kthyer në një legjendë për kombëtaren e tij.

Arabia Saudite ndërkohë zhvilloi një ndeshje të kënaqshme, teksa jo në pak raste u shfaq rrezikshëm në portën e portierit Muslera. Në minutat e fundit, Cavani humbi një mundësi të mirë shënimi përballë portierit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Uruguai në sfidën e fundit do të luajë ndaj Rusisë për të përcaktuar ekipin kryesues të grupit, ndërkohë që Arabia Saudite i ka thënë lamtumirë Kupës së Botës së bashku me Egjiptin në grupin A. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?