Uzuni: Dua të jem gjithmonë titullar, te goli duhet të isha gati!
Myrto Uzuni gjeti golin me Kombëtaren mbrëmjen e sotme në fitoren 2-0 ndaj San Marinos. Sulmuesi u shpreh se aktivizimi i tij varet nga trajneri dhe i respekton zgjedhjet e tij.
“Pjesa e parë nuk ishte aq e mirë, jemi të lumtur për fitoren, ky ishte i vetmi rezultat që ishim ky. Kjo është puna ime, të bëj sa më shumë gola dhe të jap sa më shumë asiste. Sulmuesi duhet të jetë pak egoist, në ato raste duhet të jesh i gatshëm, nuk mund ta presësh topin aty.
Sigurisht që jam i lumtur që luajta dhe bëra gol. Trajneri ka në dorë gjithçka dhe e zgjedh ai se cili luan. Unë dhe Roshi po sulmonim hapësirat dhe kishim më shumë mundësi. Unë dua të luaj në çdo ndeshje me Shqipërinë, por gjithçka në dorë e ka trajner”, tha Uzuni
KOHA JONË SONDAZH

