Uzuni: Një nga golat më të bukur në karrierë, bëjmë gabime foshnjarake

Myrto Uzuni realizoi një super gol që nuk i mjaftoi Shqipërisë. Kuqezinjtë humbën 2-1 në Izrael, duke i dhënë fund shpresave për të siguruar vendin e parë në Ligën B të Nations League. Sulmuesi foli pas ndeshjes duke u shprehur i kënaqur për golin, por jo për rezultatin.

“Nuk ndihem mirë, normal. Pasi kam qenë edhe i dëmtuar. Kam luajtur me injeksione. Edhe sot luajtja me injeksion për familjen dhe Kombin.

Unë nga minuta e parë? Pas ndeshjes mund të flasim të gjithë, por rëndësi ka të analizojmë gabimet dhe të fokusohemi te ndeshja e ardhshme. Të vjen keq që e pësojmë gjithmonë në fund.

Swiss Digital Desktop Reklama

Goli? Një nga golat më të bukur në karrierë. Ndihem i mërzitur, të analizojmë gabimet foshnjarake dhe të mos i bëjmë më.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sulmi Broja-Uzuni? Mendoj se nuk duhet të mendojmë për formacionin. Si unë dhe Broja të punojmë dhe të japim më të mirën në fushë. Të luajmë për fanellën dhe Kombin, dhe për familjet dhe të dashurit tanë”, deklaroi Uzuni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?