Valverde: Penalltitë për Romën? Kam probleme me shikimin! (VIDEO)

Ernesto Valverde beson se fitorja e Barcelonës në “Camp Nou” ka qenë e pastër, pavarësisht se verdhekuqtë kanë pretenduar për 2 penallti.

Dhënia e një 11-metërshi pas 10 minutash do të kishte një peshë specifike për kualifikimin në harkun kohor të 180 minutave, por trajneri i blaugranëve në konferencën për shtyp pas ndeshjes ka zgjedhur që të përgjigjet me ironi:

“Kam parë shumë situata të dyshimta në zonën e Romës: më ndodh shpesh, kam probleme me shikimin”, ka thënë Valeverde.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?