van Dijk: Giroud është si një “mace e zezë” për mua

Virgil van Dijk është përballur me sulmuesin më të mirë në botë në karrierën e tij. Mbrojtësi holandez cilësohet si një nga më të mirët në rolin e tij dhe ka një eksperiencë të jashtëzakonshme.

Në një intervistë të dhënë së fundmi  për “The OverLap”, ai i është përgjigjur pyetjes në lidhje me sulmuesin më të vështirë që ka markuar në karrierë, i cili sipas tij është Oliver Giroud.

“Është kënaqësi të përgjigjesh… Dukesh sikur e mbulon, por ai gjithmonë arrin të shënojë, është mace e zezë. Më ka ndodhur kundër Arsenalit, Chelsea-t dhe Francës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një gjë e tillë ndodhi edhe kur fituam 5-2. Ishim në avantazh 3-0 dhe më pas ai do të shënonte. Unë i thashë: ‘Shënove sërish!’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kë do të hiqje nga Liverpooli? De Bruyne. Është fantastik, i pabesueshëm”, deklaroi van Dijk. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?