VIDEO/ Kur tifozët fitojnë gjysmën e ndeshjes, koreografia e Penarolit i mahnit të gjithë
Kemi dëgjuar shpesh të thonë se tifozët për disa skuadra janë lojtari i 12, por jo për të gjithë ekipet janë njësoi, pasi ka disa mbështetës të cilët e bëjnë kundërshtarin të humbasë akoma ‘pa hyrë në fushë’.
Një situatë të ngjashme kanë prodhuar mbrëmë tifozët e skuadrës uruguaiane të Penarolit në ndeshjen me Atletico Tucuman të Argjentinës në Copa Libertadores (i barazvlefshëm me Championsin në Europë).
Tifozët që kanë tejmbushur stadiumin dhuruan spektakël me një koreografi të pazakontë, që u shkaktoi të dridhura futbollistëve vendas. Kjo ndeshje u mbyll me fitoren 3-1 të Penarolit, ndoshta pak edhe për meritë të tifozëve.

KOHA JONË SONDAZH

