FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Ronaldo vijon të mahnisë me “roveshiatat”, spektakël në stërvitje para derbit

Supergoli i shënuar i Ronaldo në “Champions League” kundër Juventusit ka qenë kryefjala e javës që lamë pas. Të mërkurën, të enjten dhe të premten, mësuam se portugezi përgatitet gjithmonë për gola të tillë, dhe këtë e vërtetoi me videot e publikuara më vonë teksa stërvitej 1 ditë para ndeshjes në “Allianz Stadium”.

Por sulmuesi i ‘galaktikëve’ e realizoi këtë “perlë” edhe gjatë përgatitjeve për derbin e nesërm kundër Atletico Madrid.

Ronaldo, ende pa u shuar jehona e golit që shënoi në Torino, u përsërit, sërish pas një krosimi të Carvajal, duke marrë duartrokitjet e shokëve të skuadrës që qendrën stërvitore “Valdebebas”.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?