Vllaznia e femrave kalon atë të meshkujve, ja sa do të përfitojë nga kalimi në grupet e Championsit
Pas kualifikimit historik në Champions League që ekipi i femrave të Vllaznisë, nuk do të mungojnë as përfitimet financiare. Të ardhurat që do të vijnë nga UEFA për fazën e grupeve janë të shumta dhe Vllaznia mund të mbushë arkat me shifra që nuk janë parë më parë të vijnë nga futbolli i femrave.
Në total vetëm për këtë arritje historike Vllaznia do të përfitojë minimalisht 580 mijë euro. Kjo është vetëm shifra që Vllaznia përfiton nga fazat kualifikuese dhe arritja e grupeve të Champions League.
Në rast fitoreje të ndeshjeve në grupe, shuma do të jetë në rritje. Vllaznia minimalisht vetëm nga pojesmarrja në fazën e grupeve i ka të garantuara 580 mijë euro, më shumë se dhe ekipi i meshkujve.
KOHA JONË SONDAZH

