Vllaznia e femrave mundet me goleadë nga Chelsea në Londër, 8-0 (VIDEO)

Vllaznia mposhtet thellë me rezultatin 8-0 përballë Chelsea-t, në Londër, në ndeshjen e raundit të dytë të fazës së grupeve të Championsit. Në fakt nuk është se pritej ndonjë surprizë përballë një prej skuadrave të grupit, megjithatë vajzat kuqeblu bënë shumë pak për të përballuar këtë kundërshtar.

Katër gola shënoi Kerr, tre Harder dhe një Svitkova. Sfida tjetër e grupit, ajo mes Realit të Madridit dhe PSG-së u mbyll pa gola. Kryeson grupin Chelsea me gjashtë pikë të plota, Reali i Madridit ndjek me katër pikë, PSG një pikë dhe mbyll Vllaznia me zero pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?