Vllaznia fiton duelin ndaj Kukësit dhe zhyt në vendin e parafundit ekipin verilindor

Kukësi vijon ecurinë e rezultateve negative, duke pësuar humbjen e tretë radhazi në kampionat. Skuadra verilindore u mund 0-1 në shtëp në derbin ndaj Vllaznisë.

Skuadra e Dobit nuk arriti që të marrë diçka në “Kukës Arena”, teksa një gol i bukur i Esin Hakajt në pjesën e parë vendosi fatin e kësaj sfide. Edhe pse skuadra verilindore ishte më agresive, shkodranët ishin më të qetë dhe ia dolën që të shënonin vetëm 2 minuta para fundit të pjesës së parë.

Me kalimin e minutave, kuksianët e rritën presionin, duke kërkuar golin e barazimit, por e patën shumë të vështirë që të gjenin hapësira.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë fitore Vllaznia ngjitet në vendin e tretë në kuotën e 18 pikëve, ndërkohë që Kukësi është në zonën e ftohtë me vetëm 11 pikë, në vendin e parafundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?