Vllaznia largon zyrtarisht Mirel Josën, ja kush e merr drejtimin e ekipit

Vllaznia ka njoftuar sot shkarkimin nga detyra për trajnerin Mirel Josa pas rezultateve jo të mira në takimet e fundit. Sot klubi shkodran është rikthyer në stërvitje, por me një trajner të ri.

Pas largimit të Josës, Vllazninë do ta marrë për dore trajneri Auron Miloti. Pak përpara nisjes së stërvitjes me teknikun e ri, ekipi shkodran u përshëndet me Mirel Josën, i cili u gjend në ambientet e klubit.

Pas pushimit të Kombëtareve, Auron Miloti do të debutojë në stolin e Vllaznisë në sfidën ndaj Bylisit për javën e 27-të të “Abissnet Superiore”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Swiss Digital Mobile Reklama

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?