Walker bën tripletë shkeljesh gjatë karantinimit në harkun e 24 orëve

Kyle Walker nuk i ka aspak mirë punët me thyerjen e rregullave në periudhën e karantinimit. Ai u kap një muaj më parë duke shkelur rregullat dhe u gjobit me 150 mijë sterlina nga Manchester City.

Mbrojtësi i kombëtares angleze ka arritur të shkelë rregullat e koronavirus-it plot tre herë në 24 orë, mes së mërkurës dhe së enjtes. “The Sun” ka dokumentuar veprimet e mbrojtësit, i cili ka shkuar në fillim në shtëpinë e motrës Laura për të marrë pjesë në festën e ditëlindjes së saj, ku ka qëndruar për dy orë.

Më pas ka shkuar në Sheffield te prindërit e tij dhe në fund ka dalë për një xhiro me biçikletë me një mikun e tij. Walker tani rrezikon një gjobë tjetër dhe vendin në kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Kyle Walker broke lockdown rules three times in 24 hours, starting when he attended a four-hour party at his sister's house

Swiss Digital Mobile Reklama

 The serial lockdown clown then drove eight miles to his parents’ home in Sheffield

 The following day he went cycling with a pal from the flat he's renting — making it the fourth address he visited

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?